Ilir Murtezaj - Foto: REL

KPMShC vendos për ankesën e ish-Drejtorit të ATK-së që u shkarkua nga Avdullah Hoti

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka vendosur në favor të ish-drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj.

Në bazë të vendimit që KALLXO.com ka siguruar, Këshilli e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Murtezajt që e bëri pasi u shkarkua nga kryeministri Avdullah Hoti.

Si rrjedhojë, ky vendim obligon Qeverinë që ta kthej në punë si drejtor, brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.

Ilir Murtezaj ishte shkarkuar më 16 tetor nga kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me drejtorin e Doganës dhe atë të Policisë. Arsyetimi i Qeverisë ishte për shkak të mungesës së performancës.

Kurse, sipas ministres së Financave, Hykmete, Murtezaj ka shpallur kundërligjshëm tri pozita në një konkurs të brendshëm, për Zëvendësdrejtor.

Bajrami në Komisionin për Buxhet dhe Transfere lidhur me shkarkimin e Ilir Murtezaj nga pozita e drejtorit të ATK-së tha se shkelja ligjore e tij është konfirmuar në konfirmuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Në anën tjetër, Murtezaj në një konference për media ka akuzuar kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, se në kohën kur ishte Ministër i Financave në qeverinë Mustafa, ka lejuar që të punësohen njerëz në ATK.

Sipas tij, në ATK janë punësuar fëmijë të gjyqtarëve, deputetëve, e të gazetarëve.

Ky është vendimi i plotë i Këshillit të Pavarur Mikëqyrës për Shërbimin Civil: