Fadil Kodra, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KPMSHC anulon vendimin Sveçlës për shkarkim u.d drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesën e ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Fadil Kodra.

Më 14 korrik 2022, Kodra ishte liruar nga detyra që ai e ushtronte në MPB nga ana e ministrit Xhelal Sveçla.

Me aprovimin e ankesës nga KPMShCK-ja, Sveçla obligohet që brenda një afati prej 15 ditësh ta kthej në punë Kodrën.

“Obligohet Ministri i MPB-së, që brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi të kthej ankuesin Fadil Kodra në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë se Menaxhimit Emergjent, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës” – është thënë në vendimin e publikuar nga avokati i Kodrës, Faton Fetahu.

Po ashtu, MPB obligohet që ndaj Kodrës të bëjë kompensimin e pagës nga data 14 korrik 2022 deri në zbatimin e vendimit.

Sveçla e shkarkon u.d drejtorin e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodrën