KPMM aksion në rajonin e Gjakovës kundër krimit mjedisor

Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri ka bërë të ditur se kanë pasur një aksion në rrethinë të Gjakovës, ku sipas tij ja në kryer krime mjedisore.

Në fotografitë nga aksioni shihen nga disa persona me kamionë teksa kanë  nxjerr zhavorr kundërligjshëm.

Sipas Gërgurit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nga ana e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, përveç inspektorëve në aksion ishin prezentë Policia Rajonale e Gjakovës në rastin e parë dhe ata të Rahovecit në një rast tjetër.

“Vlen të theksohet se keqbërësit pas këtyre shfrytëzimeve të shëmtuara i braktisin makineritë dhe na pamundësoi e vërjen e gjobave! Por Hetuesit dhe Policia e Kosovës ishte këmbëngulëse dhe se ka hapur rastin e investigimeve dhe diku pas 4-5 orëve më lajmëruan se i kanë zënë keqpërdoruesit dhe të njejtit i kanë dërguar në mbajtje!”, është shprehur mes tjerash ai.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, vitin e kaluar kishte njoftuar se kanë filluar zbatimin e planit operativ për të identifikuar bizneset apo personat fizik që degradojnë natyrën.

Sipas komisionit, këta operatorë po shkaktojnë degradimin dhe shkatërrimin e lumenjve, fushave dhe kodrave (shfrytëzimi i lumenjve dhe fushave për nxjerrjen e zhavorrit dhe gurëthyesit e ndryshëm) në mënyrë të kundërligjshme.

Komisioni ka urdhëruar operatorët ta respektojnë urdhëresën dhe të pajisen me Licencë apo Leje të aktiviteteve të veçanta dhe të plotësojnë kushtet për aplikim sipas Ligjit për Miniera dhe Minerale.

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.