KPM: Të evidentohen lajmet propaganduese dhe të rreme

Komisioni i Pavarur i Mediave ka kërkuar nga mediat audiovizuele që të marrin masa dhe të jenë të kujdesëshëm me qëllim të evitimit të shpërndarjes së lajmeve propaganduese dhe të rreme.

“Posaçërisht atyre nga mediat me origjinë ruse apo të afërta me pushtetin aktual në Federatën Ruse, që mund të shpërndajnë përmbajtje programore me përmbajtje të gjuhës nxitëse të urrejtjes, dezinformimit, diskriminimit, jo tolerancës me qëllim të arsyetimit të luftës së tyre ndaj Ukrainës dhe të cilat në një formë ose tjetër mund të cenojnë edhe sigurinë dhe rendin publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPM-së.

Tutje, thuhet se përmbajtjet programore që promovojnë gjuhë të urrejtjes si dhe nxisin ose promovojnë cilëndo nga format e diskriminimit dhe jo tolerancës janë të ndaluara sipas Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së, dhe në këtë aspekt janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.