KPM ndalon trasmetimin televiziv të programit 'It's my home'

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka ndaluar transmetimin televiziv të programit “It’s my home” në First Channel.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i televizionit, Valon Maloku përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”.

“Sipas vendimit te KPM-se programi Reality show “It’s my home” nderprehet menjehere ne transmetimin televiziv. “It’s my home” vazhdon te transmetohet ne kanalin tone ne youtube 24 ore me 7, deri ne nje vendim tjeter” – ka shkruar Maloku.

Sot paraprakisht, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është deklaruar se ka përcjell me vëmendje përmbajtjet e transmetuara në televizionin First Chanel.

KPM ka thënë se ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së.

“Nisur nga obligimet ligjore si rregullator dhe shqetësimet e publikut që kanë të bëjnë me imazhet e paraqitura në televizionin First Chanel, KPM ka iniciuar monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve të shfaqura, të cilat mund të bien ndesh me legjislacionin e KPM-së” – ka shkruar KPM.

“KPM kërkon nga ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuele që të kenë kujdes gjatë transmetimit të programeve dhe emisioneve të drejtpërdrejta pavarësisht formatit të tyre dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të mënjanuar manifestimin e dhunës dhe përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese” – thuhet në komunikatën e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Policia interviston dy persona për sulm dhe kanosje gjatë një emisioni