KPM hap ftesë publike për nominimin e tre anëtarëve

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka bërë ftesë publike për nominimin të tre anëtarëve të KPM-së, prej tyre dy nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Sipas njoftimit, nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 29 prill 2021 deri më 14 maj 2021, në orën 16:00.

Siç bëhet e ditur, dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në [email protected] lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarët të KPM-së mund të gjinden këtu: Pakoja për Nominime.

“Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes: emailit në [email protected]; telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë”, thuhet në njoftim.