Foto nga takimi i 186-të i KPK-së

KPK shpall zgjedhjet për anëtarë të rinj

Në takimin e 186-të me radhë, KPK-ja ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial nga radhët e prokurorive themelore.

Sipas komunikatës për media, gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, pas shqyrtimit, kanë miratuar Rregulloren për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe Rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Më pastaj në takim është marrë vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit.

Si dhe pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve është themeluar Komisioni Zgjedhor, i cili do të udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike.