
Foto: KPK
KPK obligon prokurorët që për çdo komunikim me pushtetet e tjera t'i paraqesin shënim zyrtar
16.11.2021 - 13:32
Këshilli Prokurorial i Kosovës më 11 tetor 2021 ka marrë vendim me të cilin obligon kryeprokurorët dhe prokurorët e Kosovës që për çdo komunikim me përfaqësuesit e pushteteve tjera të njoftohet KPK-ja.
Në këtë vendim hyn edhe komunikimi me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Sipas këtij vendimi për komunikimin e tillë duhet të mbahet shënim zyrtar i cili duhet t’i dërgohet mbikëqyrësit, kryeprokurorit të shtetit dhe KPK-ë.
Sipas pikës tre të këtij vendimi mos dërgimi i shënimit zyrtar brenda afatit paraqet bazë për inicimin e procedurë disiplinore ndaj prokurorëve.