Prokurorët do paguhem me 50 euro në ditën e zgjedhjeve

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka aprovuar kërkesën e Koordinatores Nacionale për Zgjedhje, prokurores Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve kujdestarë  të  angazhuar gjatë  zgjedhjeve lokale.

Ky vendim thuhet se është  bazuar në  angazhimin e prokurorëve jo vetëm në  ditën e zgjedhjeve, përgatitjet paraprake të  tyre si dhe në  praktikat e kompensimit në  të  kaluarën.

Vlera që  KPK ka vendosur për kompensimin e prokurorëve është  prej 50 deri në  70 euro.

Prokurorët e angazhuar nga ora 07:00 deri në  15:00 do të  kompensohen në  vlerë  prej 50 euro, ndërsa ata të  angazhuar nga ora 07:00 deri në  ora 23:00 do të  kompensohen në  vlerë  prej 70 euro.

Sipas njoftimit, ky vendim vlen për datën 17 nëntor  si dhe për balotazhin që  do të  mbahet më  datë 14 nëntor 2021.