Kovaçevski: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e vetmja zgjidhje për stabilitet në rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve të ndara qe ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin serb para takimeve të tyre në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Kovaçevski tha se një dialog i hapur mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja zgjidhje për stabilitet në rajon

“Sot në mëngjes kam pasur takime të bilaterale të ndara me Vuciqin dhe Kurtin. Dialogu është një mjet i vetëm për konsolidimin e rajonit dhe për integrimin evropian për të dy vendet. Një dialog i hapur që zgjidh mosmarrëveshjet e hapura të shumë aspekteve është zgjidhje për stabilitet në rajon. Kontributi i BE-së duhet të normalizoj marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës” – u shpreh ai.

Kryeministri maqedonas, tha se ka inkurajuar palët që të jetë kontrukiv dhe të kenë një ditë produktive në Ohër.

Kovaçevski tutje ka thënë se jo rastësisht është zgjedhur Maqedonia e Veriut për zhvillimin e takimeve.

“Do të doja të nënvizoj se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është zgjedhur rastësisht. Shteti jonë i mbështetur nga BE-ja ka bërë një hap historik, ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Besojmë që dialogu është e vetmja mënyrë për të arritur progres. Vendet e  Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian”- ka thënë tutje ai.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut po mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.

Sot është paraparë të mbahet edhe takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Para takimit Kurti-Vuçiq që do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e lartë të BE-së, pritet ta ketë takime të ndara.