KOSTT njofton për ndërprerje njëorëshe të rrymës të enjten në një pjesë të Prishtinës

Qytetarët që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 110/20kV në Nënstacionin Prishtina 7 do të mbesin pa energji elektrike nga ora 11:00 deri në 12:00 më 24.10.2024.

Siç ka njoftuar Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), ky transformator do të shkyçet për një orë për të krijuar kushte të sigurisë në punë.

“Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar instalimin e shkarkuesve të mbitensionit dhe shqyrtimin e tyre para energjizimit” – ka shkruar KOSTT.

Këto punime, sipas KOSTT do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës