KOSTT çertifikohet me Standardin ndërkombëtar ISO për menaxhim të sigurisë së informacionit

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës KOSTT u çertifikua me Standardin ndërkombëtar ISO 27001:2013, gjegjësisht Standardi ndërkombëtar për Menaxhimin e Sigurisë së Informacionit (ISMS).

Në një komunikatë për media, KOSTT bënë të ditur se përmes këtij çertifikimi që është globalisht i njohur, KOSTT u tregua serioze në zbatim të praktikave ndërkombare të sigurisë dhe mbrojtjes së informacionit.

“Përmes këtij çertifikimi globalisht të njohur, KOSTT tregon angazhim serioz në zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në sigurinë e informacionit, mbrojtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit konform standardit ISO/IEC 27001:2013”, thuhet në njoftim.

Me rastin e pranimit të çertifikatës Jusuf Imeri, menaxher i Politikave dhe Cilësisë në KOSTT theksoi se kjo gjë përbën një vlerë të shtuar për kompaninë.

“Ne tashmë kemi ndërtuar një sistem të integruar të cilësisë në bazë të së cilës janë të mbështetura proceset. Kjo përbën një vlerë të shtuar për kompaninë duke siguruar kështu ofrimin e shërbimit cilësor në përputhje me standarde të përcaktuara ndërkombëtare të cilat na ndihmojnë në zbatimit efikas të kërkesave ligjore, rregullatore dhe palëve të interesit.”

Tutje, në njoftim potencohet se, Standardi për menaxhimin e sigurisë së informacionit #ISO27001:2013 është standardi i katërt ndërkombëtar me të cilin tashmë u çertifikua #KOSTT krahas Standardit për menaxhimin e Cilësisë #ISO9001:2015, Standardin e Sigurisë dhe Shëndetit në punë #ISO 5001:2018, dhe Standardin e Mbrojtjes së Mjedisit #ISO14001:2015.

Sipas tyre, KOSTT u bë kompania e parë në sektorin e energjisë e çertifikaur me standartin ndërkombëtar ISO.

“Me këtë KOSTT bëhet kompania e parë publike dhe kompania e parë në sektorin e energjisë në Kosovë e çertifikuar me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27001:2013, duke e përmbyllur kështu vitin 2021 me një sukses që dëshmon vazhdimësi të ekselencës së biznesit”, u tha më tej në njoftim.