Kosto buxhetore e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik është 745 milionë euro

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e ka miratuar në parim i Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pagat në sektorin publik rregullohen me afër 60 akte të ndryshme.

Ministri theksoi se dallimi mes pagës më të ulët dhe pagës më të lartë është shumë i madh.

Sipas tij paga më e ulët është 20 herë më e vogël se paga e lartë.

“Kemi të bëjmë me një situatë pabarazie” – tha ai.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar të dijë sa është kosto buxhetore e implementimit të ligjit.

Ndërkaq, Sveçla tha se kosto është 745 milionë euro dhe është në buxhet tashmë.

Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Kryetari i Komisionit, Valon Ramadani, tha se do t’ia procedojnë Kryesisë së Kuvendit këto dy projektligje dhe pret që të dyja të shkojnë për diskutim në seancë më 8 dhjetor.