Koster: Sistemi gjyqësor në Kosovë i paefektshëm, shkak vonesat e lëndëve

Hubert Van Eck Koster, Shef i Njësisë për Monitorimin e Rasteve, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë EULEX ka thënë se sistemi gjyqësorë në Kosovë për shkak të vonesave të trajtimit të lëndëve nuk ëstë i efektshëm.

Në fjalimin e tij në seminarin Rose Roth, Koster ka përmendur disa nga problemet që ky mision i ka identifikuar në punën e gjykatave të Kosovës.

“Sistemi gjyqësorë duket jo i efektshëm shkaku i vonesave të lëndëve, seancat shtyhen për shkak të mungesave, gjyqtari, prokurori, apo i pandehuri, pra palët duhet të informohen me kohë. Një gjë tjetër është intervalet mes seancave dëgjimore, në Kosovë data caktohet pas seancës që mbahen, palët dhe trupi gjykues do të kenë më pak kohë për përgatitje dhe do të ketë më pak nevojë për përsëritje të procedurave po ashtu nuk ka video dhe audio, gjithçka bëhet me shkrim kjo ka efekt negativ në cilësinë e deklaratave të dhëna”- tha ai.

Koster tha që një problem tjetër shqetësues është edhe qëndrimi për një kohë të gjatë të të dyshuarve në paraburgim.

‘EULEX ka identifikuar kohëzgjatjen e paraburgimit vitin e fundit 37 persona kanë qenë në paraburgim për më shumë se dy vite më pastaj 6-7 apo 9 persona janë mbajtur më shumë se 12 vite dhe kjo është një shqetësim, veç kësaj të pandehurit kanë kërkuar për kompensim monetar dhe kjo paraqet barrë për shtetin”- tha ai.

Për EULEX-in po ashtu si problem është identifikuar edhe rikthimi në gjykim i lëndëve të cilat pastaj trajtohet nga po i njëjti trup gjykues.

“Gjykata e Apelit e ka praktik që t`i sjellë lënd për rigjykim, arsyeja është se rigjykimet prekin të drejtat të pandehurve. Trendi i kthimit të rasteve në rigjykim është një shqetësim dhe rigjykimet kanë të bëjnë me raste të profileve të larta, kemi edhe praktikën e gjykatave themelore kur një rast kthehet në rigjykim caktohet i njëjti trup gjykues”- tha ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha që të njëjtat shqetësime i ka ngritur edhe shoqëria civile duke theksuar se kjo nuk është në mandatin e saj por në atë të institucioneve përgjegjëse.

Sot po mbahet dita e tretë e Seminarit Rose-Roth, i cili organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.

Qëllimi kryesor i seminareve Rose-Roth është lehtësimi i dialogut që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.