Kossnet: ShBA do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se edhe më 2020 ShBA do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën.

Ai në një video të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Facebook ka thënë se do të vazhdojnë me përpjekjen për të ndërtuar ardhmërinë, drejtësinë dhe prosperitetin në Kosovë.

Holiday Greetings from the Kosnett Family

Ambassador and Alison Kosnett send holiday greetings and best wishes for a Happy New Year

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Lundi 23 décembre 2019

 

 

 

 

“Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur ShBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë Kosnett.