Kosovës së varur nga importit i lirohen çmimet në tre muajt e parë të 2020-ës

Në tre muajt e parë janar-mars të sivjetëm, pati rënie të lehtë të çmimeve të importit. Rënie çmimesh pati tek instrumentet optike, fotografike, matëse dhe medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës, tekstil e artikuj prej tij ndërsa shtrenjtim pati tek produktet bimore, shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve, këpucët dhe artikuj të tjerë.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -0.6 përqind në tremujorin e parë 2020, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019.

Rënie më të mëdha të çmimeve, sipas sektorëve ishin te: produktet minerale -8.3 përqind; tekstili dhe artikujt e tekstilit -3.6 përqind; vajrat ushqyese -3.0 përqind;  plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre -0.5 përqind; metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë -0.5 përqind; druri dhe artikujt e tij -0.5 përqind; lëkura dhe artikujt e saj -0.3 përqind; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani -0.3 përqind; artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit -0.2 përqind; dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës -0.1 përqind.

Ngritje të çmimeve pati kryesisht tek produktet e sektorit bimorë

“Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (15.3%); këpucët (1.8%); mjetet e transportit (0.9%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.6%); shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (0.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar  (0.2%); dhe produktet e industrive kimike (0.1%)”, thuhet në komunikatën e Agjencionit të Statistikave të Kosovës.

Po ashtu, çmimet e importit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej -0.6 përqind ndërmjet tremujorit të parë 2019 dhe periudhës së njëjtë 2020.

Rënie të çmimeve të importit pati tek instrumente optike, fotografike, matëse dhe medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës, tekstil e artikuj prej tij

“Rënie më të mëdha, sipas sektorëve ishte te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (-21.8%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (-13.4%); produktet minerale (-9.1%); vajrat ushqyese (-3.9%); lëkura dhe artikujt e saj (-2.9%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.8%); letrat dhe artikujt e saj (-0.6%); druri dhe artikujt e tij (-0.5%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.2%)”, bën të ditur komunikata.

Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore 26.6 përqind; shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve 3.3 përqind; këpucët 3.0 përqind; artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.6 përqind; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 1.3 përqind; artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 1.1 përqind; mjetet e transportit 1.0 përqind; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1.0 përqind; dhe produktet e industrive kimike 0.2 përqind.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes publikimit të raportit, Indeksin e Çmimeve të Importeve në Kosovë (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2020.