Kosovë, tetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tetë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24-orësh të forcave të rendit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste janë në Pejë. Në njërin rast thuhet se është arrestuar një burrë për shkak të mosmarrëveshjeve kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse në rastin tjetër në Pejë, një burrë ka raportuar se një person ka shkaktar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, janë arrestuar një grua dhe një burrë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një person. Thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njoftoi se në Mitrovicë është arrestuar një burrë pasi që i njëjti i kishte kanosur dhe fyer disa persona. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 25 qershor, në Ferizaj, një burrë ka raportuar se është kanosur nga një grua. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e tjera janë regjistruar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Kamenicë.

Në Lipjan, është arrestuar një person për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një shtetase të Maqedonisë së Veriut. Viktima lidhur me rastin është intervistuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Lagja 29 në Fushë Kosovë, dje një grua ka raportuar tek forcat e rendit se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga një burrë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

Në anën tjetër, në Kamenicë, më 26 qershor një grua ka raportuar se përmes telefonit është kërcënuar verbalisht nga i dyshuari.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje .