Kosovë: Regjistrohet rasti i parë pozitiv me COVID-19 tek një i porsalindur

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës raporton rastin e parë të porsalindurit me COVID-19

Burbuqe Skënderi, kryetare e kësaj shoqate përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ky është rasti i parë i një të porsalinduri me COVID-19 në Kosovë dhe shtoi se gjendja e foshnjës është stabile.

“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjes momentalisht stabile.
Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë!”, është shprehur Skënderi.

Në Kosovë deri sot sipas të dhënave të IKSHP-së kanë vdekur 86 persona nga 4100 të prekur.