Coronavirus

Kosovë, publikohen rezultatet për 3,208 mostra të testuara për COVID-19

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në laboratorët publik e privat gjatë 24 orëve të fundit janë marrë 3,208 mostra për COVID-19, sipas IKShPK-së, 345 kanë rezultuar pozitiv.

Tutje në njoftim thuhet se 518 persona tashmë janë shëruar nga infeksioni përderisa, në 24 orët e fundit tetë persona kanë vdekur.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Kosovë janë 13,763 raste aktive me SARS-CoV-2.

IKShPK apelon qytetarët të respektojnë masat anti COVID.

Kosova ka filluar vaksinimi me ‘AstraZeneca’ më 29 mars 2021, në fazën e parë janë vaksinuar stafi shëndetësor, si dhe personat mbi 80 vjeç.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19