Kosovë, për 24 orë u dhanë 9,999 doza të vaksinës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 9,999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSh-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333,705 doza të vaksinës.

“Deri më sot 99,377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovës është 114.