Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosovë, për 24 orë jepen vetëm 14 doza të vaksinës kundër COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë dhënë vetëm 14 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur në të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Gjatë kësaj kohe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 398 testime, një qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,828,480 doza të vaksinës.

Deri më sot 822,844 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 102.570 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.