Coronavirus

Kosovë, një i vdekur dhe mbi 800 të infektuar me COVID-19 në një ditë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit, një person ka vdekur nga COVID-19.

Kurse nga 2 mijë e 69 testime, 842 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 418 raste aktive me coronavirus.