Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosovë, në 24 orët e fundit u dhanë vetëm 46 doza të vaksinës kundër COVID-19

Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri personave që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vetëm 46 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Bazuar në të dhënat e publikuara dje (e diel) janë dhënë 118 doza të vaksinës.

Ndërsa në të dhënat e datës 19 mars 2022 numri i dozave të dhëna të vaksinës në 24 orë ka qenë 423 sosh.

Numër më i vogël është shënuar më 18 mars, bazuar në të dhënat e MSH-së, janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa më 17 mars në vend janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Bazuar në të dhënat e publikuara sot prej fillimit të vaksinimit deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,819,625 doza të vaksinës. Prej tyre 819 mijë e 281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit 2021. Ndërsa, në dhjetor Kosova ka filluar me dhënien e dozës së tretë dhe asaj përforcueses kundër COVID-19. Procesi i vaksinimit në Kosovë filloi më 29 mars 2021.