COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Kosovë, konfirmohen 32 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 32 qytetarë.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,821,540 doza të vaksinës. Deri më sot 820,146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99,870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është thënë në njoftim.

Gjithashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223,684 qytetarë.

Sipas këtij njoftimi gjatë ditës së sotme janë kryer gjithsej 969 testime kurse numri i rasteve aktive është 593.

Sot është bërë një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se pavarësisht që Kosova ka qenë shteti i fundit në rajon që ka filluar procesin e vaksinimit, ky vit e gjen atë në shkallë më lartë të vaksinimit krahasuar me disa shtete të rajonit.

Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë