Ilustrim

Kosovë, 204 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 204 pacientë  po marrin  trajtimin e nevojshëm mjekësor si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur ShSKUK-ja.

Sipas njoftimit, të gjithë pacientët janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.

ShSKUK ka dhënë edhe raportin sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 85 pacientë, mjekimi intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë, Klinika e Pediatrisë,12 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë, Spitali i Prizrenit,13 pacientë, Spitali i Pejës,11pacientë , Spitali i Gjakovës, 23 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë aktualisht janë 35.051 raste aktive me COVID-19.