COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Kosovë, 10 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, teksa gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sa i përket procesit të vaksinimit, është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas këtyre të dhënave, sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214 dhe numri i rasteve active në total është 54.