Kosovarja në Gjermani zgjedhet studentja më e mirë

Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha kështu duke i bërë të gjithë krenar me arritjet e tyre.

Në mesin e tyre është edhe Elona Morina nga Rahoveci e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të zgjedhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Teknik te Ingolstadt-it ne Gjermani (Techniche Hochschule Ingolstadt).

Përveç studimeve të saj, Elona Morina ka kaluar disa semestra si tutore e matematikës, shkruan rtv21.

Por, sukseset për kosovaren në Gjermani nuk ndalen me kaq, Elona është një studente aktive ndërkombëtare në klubin N.I.C.E. dhe mbështetë organizata të ngjarjeve dhe ekskursioneve për studentët ndërkombëtarë.

Pas përfundimit të studimeve bachelor, ajo aspiron të fitojë diplomën master në Gjermani, dhe dëshiron që të fitojë përvojë para se të kthehet në vendlindjen e saj dhe të fillojë biznesin e saj./RTV21