Kosovarja kundërshton vrasjen e gjeneralit iranian Soleimani

Kosovarja, Ikballe Huduti- Berisha, e ka kundërshtuar vrasjen e vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani.

Krerë të institucioneve të Kosovës i kanë dalë në krah SHBA-ve, pas vrasjes së gjeneralit iranian.

Ndërkaq, Huduti-Berisha përmes një publikimi në Facebook ka thënë se Soleimani nuk do të vdes kurrë.

“Ti shkove në përqafim Imam Husejnit sepse vajte në tokën e tij të Qerbelas dhe tani për ty po ndriqohet nata me mija qirinjë të dhezur për shpirtin dhe qenësin e njeriut madhështor Gjeneralit Sulejman. Të mi bësh selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetëm pak durim o popull i shtypur musliman kudo që jeni anë e mbanë”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj kishte shkruar për vrasjen e gjeneralit iranian.

“Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që të mos eskalojnë situata”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook.

Me 3 janar, gjenerali Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane.

A po kërcënohet bota me luftë ndërmjet ShBA-së dhe Iranit?

.