Kosovari nga Mitrovica Veriore vdes në spitalin e Nishit nga virusi corona

 

Është shënuar viktima e parë nga Leposaviqi që ishte identifikuar me coronavirus. Një pacienti rreth 47 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë  në spitalin e Nishit.

Ai dhe një person tjetër të dielën kishin rezultuar pozitiv me corona virus, ndërsa kishin qenë duke u trajtuar në Nish.

Burime të Kallxo bëjnë të ditur se 47 vjeçari kishte pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Kallxo kishte raportuar për të prekurit me virus në Mitrovicës Veriore.

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 13 raste me virusin COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar ka arritur në 125.

Sipas njoftimit të IKSHPK, sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.