Foto: Ilustrim

Kosovari ekstradohet nga Hungaria, dyshohet për kontrabandim me migrantë

Një person me nënshtetësi të Kosovës është ekstraduar dje nga shteti i Hungarisë dhe nën përcjelljen e policisë ka arritur në Aeroportin ‘Adem Jashari’.

I njëjti më pas është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, për veprën ‘kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë’.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore, departamenti për krime të rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa të dërgohet para gjykatës.