Ilustrim

Kosovari 69 vjeçar vdes në një hotel në Maqedoni të Veriut

Shtetasi i Kosovës vdiq në korridorin e një hoteli në Mavrovë

Mbrëmë rreth orës 11:30 nga Qendra Urgjente e Gostivarit është denoncuar në SPB Tetovë se tek ata është dorëzuar i vdekur N. O. (69) nga Republika e Kosovës.

Pas denoncimit, zyrtarët policorë kanë vizituar vendin e ngjarjes dhe pas bisedimeve të kryera me të afërmit e të ndjerit është vërtetuar se ai ka mbetur pa shenja jete në korridorin e një hoteli në Mavrovë, pasi fillimisht i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Prokurori Publik ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorisë, trupi pa shenja jete është dorëzuar për obduksion, raporton TV21./21Media