Ilustrim

Kosovarët do të paguajnë 7 euro shtesë për udhëtim në BE nga viti 2022

Njerëzit që udhëtojnë në vendet e BE-së, së shpejti do t’iu duhet të bëjnë edhe një pagesë shtesë.

Qytetarët nga vendet jashtë BE-së, përfshirë amerikanët, australianët, britanikët dhe të tjerë udhëtarë që janë jashtë Zonës Schengen, nga viti i ardhshëm do t’iu duhet të mbushin një aplikacionin në vlerë prej 7 euro për hyrje në BE, raporton Euronews.

Nën të ashtuquajturën “rregulli 90 ditor”, qytetarët e këtyre vendeve janë të lejuar të kalojnë 90 ditë, ndërsa për kohë më të gjatë u nevojitet vizë.

Kjo gjë nuk do të ndryshojë, pasi njerëzit do të mund të shfrytëzojnë këtë kohë për të qëndruar, por procesi nuk do jetë më i tëri falas.

Rregulli i ri i quajtur “Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit” ka për qëllim “të rrisë sigurinë dhe të shmangë kërcënimet shëndetësore”.

Kjo masë e re i prek njerëzit që nuk janë banorë të përhershëm të BE-së.

Turistët, punonjësit sezonal ose ata që vizitojnë familje e shokë në 26 vendet e Zonës Schengen, duhet të mbajnë shënime për këtë masë.

Rregulli do të mbetet i njëjtë edhe për ata që iu nevojitet vizë, përfshirë qytetarë të Afrikës, Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Komisioni Evropian thotë se kjo do ketë “efekt minimal” për njerëzit që udhëtojnë në Evropë.

Udhëtarët duhet të mbushin një aplikacion online para se të arrijnë, që kushton 7 euro, kurse është falas për moshat nën 17 vjeç dhe mbi 70 vjeç.

Aplikacioni merr pak minuta kohë për t’u plotësuar – ku do kërkohet informacion i pasaportës biometrike, detaje të udhëtimit dhe disa pyetje bazike të sigurisë.

Udhëtarët këshillohen të aplikojnë së paku 72 orë më herët në rast të ndonjë vonese.

Aplikacioni i aprovuar do të zgjasë për tre vite.

Programi pritet të hyjë në fuqi para përfundimit të vitit 2022.