Ilustrim: Viza FOTO: RTK

Kosovarët arrestohen se tentuan të marrin vizë çeke me dokument fals

Dy burra janë arrestuar në Viti nën dyshimet e falsifikimit të dokumentit të bankës.

Sipas policisë dy të dyshuarit pasi kishin falsifikuar dokumentin, atë e kishin prezantuar në Ambasadën e Çekisë në Maqedoninë e Veriut për aplikim për vizë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.