Arkiv - Pika kufitare e Vërmicës

Kosovarë ta shumtë drejtë Shqipërisë, kolona e pritje të gjata në kufi- VIDEO

Kolona e pritje të gjata janë raportuar në pikën kufitare Vërmicë mëngjesin e sotëm.

Shumë kosovarë ia mësynë Shqipërisë për vikend ndërsa në Kosovë po vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Gastronomisë në Kosovë i është ndaluar puna fizike deri më 18 prill ndërsa në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës janë marrë një varg masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në anën tjetër Qendra për Menaxhimin Kufitar në kuadër të Ministrisë së Brendshme në Kosovë, ka njoftuar se kolonat në dalje të Kosovës arrijnë deri në 400 metra ndërsa në hyrje për Kosovë, 50 metra.

KALLXO.com ka siguruar edhe një video – incizim, ku shihen vetura të shumta të cilat janë nisur drejtë Shqipërisë për të kaluar këtë vikend.