Qytetarët që vizituan Kosovën më të infektuarit në Gjermani

Instituti gjerman Robert Koch e konstaton Kosovën si vatër të bartjes së infeksionit COVID-19 duke cituar të dhënat e testimeve të qytetarëve që vizituan vendet e rajonit të Ballkanit gjatë pushimeve verore.

Kosova renditet si e para në listën e numrit të udhëtarëve që e ka bartur virusin, me 1,096 raste të cilat e deklaruan Kosovën si vendbanim të tyre pas infeksionit.

Sipas RKI-së udhtarët që kthehen në Gjermani, rreth 1,096 raste janë nga Kosova, Kroacia 260 raste, Serbia 196 raste, Bullgaria 166 raste, Bosnje Hercegovina 156 raste dhe Rumania me 113.

Në fillim të gushtit Ambasada e Kosovës në Gjermani në bazë të raportit të RKI, njoftoi se 608 të infektuar me COVID-19, me shtetësi të Kosovës kanë hyrë në Gjermani korrikut.

Të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 iu është bërë obligativ pasi kthehen në Gjermani.