Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova, urohet nga shumë lider shtetesh botërore

Suedia, Zvicra, Belgjika e Kroacia urojnë Kosovën për ditën e pavarësisë. Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të përvjetorit të 13-të të Pavarësisë, ka pranuar urime nga Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, mbreti i Belgjikës, Philipe Roi des Belges, presidenti i Konfederatës zvicerane, Guy Parmelin dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq.

Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R përmes telegramit, ka uruar popullin e Kosovës për ditën e pavarësisë ndërkaq, presidenti i Konfederatës zvicerane, Guy Parmelin ka thënë se bashkëpunimi në mes  Zvicres  e Kosovës po vazhdon të thellohet.

Ndërsa, presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka shfaqur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Kosova sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë