Kosova U17 humb shpresat për një vend në Evropian

Autor: Portali D

Pas humbjes në ndeshjen e dytë të rrethit elitë të kualifikimeve të zhvilluara në Itali, humbja e ekipit Kosova U7 ndaj skuadrës italiane, i ka shuar shpresat për kualifikimin e këtij viti në Evropian.

Dardanët U17 janë mposhtur nga skuadra “Italia” pas një loje të ngushtë me rezultat 1-0.

Goli nga italianët u shënua në minutën e 75-të pas penalltisë së shënuar nga Alessandro Bolzan.

Kjo lojë e fituar nga Italia i ka mundësuar asaj një mundësi të artë drejtë kualifikimit në Kampionatin Evropian, me 6 pikë pas dy ndeshjeve./PortaliD