Kosova turpërohet në “Fadil Vokrri”, mposhtet 3:0 nga Rumania
Kosova është mposhtur 3:0 nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova e nisi mirë fillimin e takimi, krijoi disa raste por pa rezultat.
Golin e parë për rumunët e shënoi Dennis Man në minutën e 40-të pjesë së parë.
Në pjesën e dytë rumunët ishin më të mirë deh arritën të shënoni dy herë
Golin e dytë për rumunët e shënoi Razvan Marin ka shënuar nga 11 metërshi në minutën e 51 -të pjesë së dytë. Razvan Marin shënoi përsëri në minutën e 82-të pas një gabimi të mbrojtësve të Kosovës.
Tifozët janë dëgjuar duke fishkëllyer futbollistët e Kosovës pas humbjes, ndërsa pati edhe futje në fushë të tyre e përleshje mes tyre.
Takimi i sotëm, 06.09.2024, Kosovë- Rumani u zhvillua në kuadër të grupit të dytë Grupit 2 në Ligën C të Ligën e Kombeve.