Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Republika e Kosovës, sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008.

Atë ditë, është Kosova ka votuar edhe për flamurin, dizejnues i së cilit, pas zhvillimit të një konkursi ishte shpallur Muhamer Ibrahimi.

Pas seancës solemne mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deklarata e pavarësisë është lexuar nga Hashim Thaçi, në atë kohë, kryeministër i vendit.

Nënshkruesit e parët të deklaratës së pavarësisë së Kosovës ishin: ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nisi të njihet nga shumë vende anembanë globit. Shtetet e para që njohën Kosovën pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.