Kosova shënon fitore kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e djemve ka shënuar fitore përballë kombëtares të Turqisë.

Kosova ka fituar me rezultat 26:24 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat të barabartë 13:13.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023 që mbahet në Poloni dhe Suedi.