Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova rekomandon dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Kosova tashmë ka rekomanduar dhënien e dozës e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë se doza e tretë do të jepet 6 deri në 8 muaj nga doza e parë.

“MSh në përputhje me rekomandimet e qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve ka rekomanduar aplikimin e dozës përforcuese mbi vaksinimin e rregullt e cila administrohet 6-8 muaj pas dozës së dytë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk kanë dhënë detaje nëse kjo dozë përforcuese do të jepet për të gjithë qytetarët apo vetëm për të moshuarit dhe ata me shëndet të dobët.

Maqedonia e Veriut të hënën (4 tetor) ka nisur me dhënien e dozës së tretë të vaksinave për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga mosha dhe nëse ata kanë apo jo sëmundje të tjera kronike.

Edhe shteti serb ka filluar me dhënien e dozës së tretë të vaksinës që nga muaji gusht.

Shqipëria tashmë ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave dhe dhënien e dozave të treta për të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjecare.

Në Kosovë që nga muaji mars ka filluar procesi i imunizimit.