Kosova radhitet e 5-ta për luftimin e pastrimit të parave

Ambasada Britanike në Prishtinë janë shprehur të kënaqur pasi Egmont Group e ka njohur punën që Njësia e Inteligjencës Financiare ka bërë në trajtimin e një raporti të mashtrimit të monedhës kripto.

Krahas kësaj, pjesë e Çmimit të tyre për Çështjet më të mira Egmont (BECA) për 2014-2020, Kosova u shpërblye në vendin e 5 -të.

“Ne jemi të kënaqur që shohim se Grupi Egmont ka njohur punën e madhe që Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës ka bërë në trajtimin me sukses të një rasti të madh të mashtrimit të monedhës kripto, si pjesë e Çmimit të tyre për Çështjet më të mira Egmont (BECA) për 2014-2020, Kosova u shpërblye Vendi i 5 -të”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Grupi Egmont – është një organizatë ndërkombëtare e bazuar në Kopenhagen që lehtëson bashkëpunimin dhe shkëmbimin e inteligjencës midis njësive kombëtare të inteligjencës financiare (NjIF) për të hetuar dhe parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Në bazë të raportit për Kosovën thuhet se ky rast është nder më të sukeshshme ku u ngritën edhe aktakuza për pastrim parash lidhur me një kriptovalutë globale e mashtrimit e quajtur OneCoin.

Kjo rezultoi me konfiskim gjithsej gati 1 milion euro.

Ky rast u inicua vetëm dy muaj pasi u pranua Kosova në Egmont.

Raportin mund ta lexoni në këtë LINK

KALLXO.com ka raportuar më 3 shkurt 2020 se  Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimet dy vëllezërve, Sopjani, të cilët akuzoheshin për shpëlarje të parave.

Me këtë vendim Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vendosur që t’ua konfiskojë edhe pasurinë në vlerë prej 946,820.00 euro.