ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Kosova pritet ta mbyllë Ramazanin me xhami të mbyllura

Naim Tërnava në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë njoftuar se xhamitë për besimtarët myslimanë nuk do të hapen ende.

Myftiu i Kosovës tha se pas rasteve pozitive të shumta të shtuara në ditët e fundit nuk ekzistojnë kushtet që xhamitë të hapen.

“Në mbledhjen që BIK pati sonte ku u diskutuar rreth mundësive për hapat e  mëtutjeshëm për hapjen e xhamive sidomos në ditët e fundit të Ramazanit. Pas diskutimeve të shumta me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në fund rezultoi që përhapja e virusit ditët e fundit ka rënduar situatën, ndaj nuk ekzistojnë kushtet që të hapen xhamitë”, tha Tërnava.

Tërnava luti qytetarët që të kenë mirëkuptimin e Bashkësisë Islame dhe të respektojnë vendimet e institucioneve.