Kosova premton se nuk do ketë abuzime raciste në ndeshjen me Anglinë

Përpara vizitës së ekipit kombëtar të Anglisë në Prishtinë për një ndeshje në nëntor, autoritetet e futbollit kosovar thanë se kanë zero tolerancë ndaj çdo lloji të abuzimit racist, çfarë i kishte përshkuar ndeshjet e Anglisë në Mal të Zi dhe në Bullgari.

 

Ndërsa presionet vazhdojnë të jenë në piedestal në futbollin ndërkombëtar për shkak të incidenteve të fundit të abuzimeve raciste në ndeshje të futbollit, autoritetet e futbollit në Kosovë kanë deklaruar se do mundohen të shmangin një skandal të tillë gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin europian kundër Anglisë që zhvillohet në Prishtinë më 17 nëntor.

Federata e Futbollit të Kosovës tha për BIRN se rreth 7000 fansa të ekipit të Anglisë pritet të udhëtojnë për në Prishtinë, dhe janë duke punuar me ambasadën e Britanisë dhe Asociacionin e Futbollit të Anglisë për t’u garantuar siguri lojtarëve dhe fansave.

Ajo gjithashtu theksoi se ligji i Kosovës ndaj huliganizmit i lejon autoritetet të dënojnë telashe bërësit, në atë që e kanë përshkruar si politikë të tolerancës zero ndaj racizmit.

Lojtarët e Kosovës gjithashtu e kanë gjetur veten në mesin e këtyre sjelljeve raciste në ndeshjen kundër Bullgarisë në qershor, e cila rezultoi me masë disciplinore nga trupi i UEFA-s duke ia mbyllur një pjesë të stadiumit në Sofie për ndeshjen ndaj Anglisë.

“Ne kemi punuar me komunitetin e fansave për të pasur një qasje pro-perëndimore dhe sjellje sportive ndaj kundërshtarëve, duke përfshirë respekt dhe pritje të ngrohtë. Ne jemi shembull në rajonin e Ballkanit, pa ndonjë mangësi apo brohoritje nacionaliste dhe raciste,” tha Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i FFK-së.

Ballkani nuk është i panjohur për grindje në futboll. Incidentet e fundit përfshijnë një ndalim nga UEFA për fansat e Crvena Zvezdës në Beograd pasi që ata ishin përfshirë në një abuzim racist në një ndeshje në Finlandë gjatë korrikut.

Megjithatë, në ndeshjen Bullgari- Angli më 14 tetor disa tifozë bullgarë u panë në stadium tek bënin zhurma majmunësh ndaj disa lojtarëve anglezë dhe përshëndetje naziste. Ekipi anglez vendosi ta vazhdonte lojën dhe e mundi Bullgarinë 6:0.

Mes këtij skandali që shpërtheu, Presidenti i unionit të futbollit bullgar Borislav Mihaylov, dha dorëheqje pasi ishte urdhëruar nga kryeministri i bullgarisë Boyko Borissov, përderisa fansave iu ndalua të futen në stadium për ndeshjet e ardhshme.

Ka pasur brohoritje raciste edhe në ndeshjen e Malit të Zi gjatë vizitës së Anglisë në Podgoricë në mars të këtij viti për një raund tjetër të lojërave kualifikuese, të cilën Anglia e fitoi 5-1.

“Nuk mendoj se është dënim i mjaftueshëm”, tha Rose në një intervistë për Sky Sport.

Presidenti i Uefa-s Aleksander Ceferin  pas lojës mes Bullgarisë dhe Anglisë  tha se “familja e futbollit dhe qeveritë”, duhet t’i “shpallin luftë racistëve”. Tani derisa Anglia po përgatitet për një ndeshje tjetër në Ballkan për kualifikimet në europianin 2020, Kosova është në qendër të vëmendjes.

Në takimin e parë mes Kosovës dhe Anglisë në qytetin jugor Southhampton në shtator, pritësit ishin shtangur nga një gol në minutën e parë prej anës së vizitorëve, por dominuan gjatë lojës, me fitore 5-1 në pjesën e parë. Vendi i vogël nga Ballkani u përgjigj me dy gola të tjera, në një lojë drithëruese që përfundoi me rezultat 5-3.

Agim Ademi, President i Federatës së Futbollit të Kosovës, e duartrokiti  pritjen e mirë që u ishte bërë. “Anglia na ka pritur shumë mirë”, tha Ademi.

Loja kualifikuese e Kosovës kundër Malit të Zi ishte luajtur më 14 tetor me një sjellje jo të mirë. Fansat nga dy vendet ishin përfshirë në një përleshje, duke i detyruar policinë të ndërhyjnë për t’i ndarë ata në ndeshjen të cilën Kosova e fitoi 2:0.

Më herët gjatë këtij muaji, Presidenti i trupit të futbollit FIFA, Gianni Infantino, bëri lutje që asociacionet e futbollit të punojnë më shumë për të shmangur komentet raciste.

“U bëj thirrje të gjithë udhëheqëseve të futbollit të na bashkohen për të menduar një mënyrë të re dhe efektive për ta ndalur racizmin në futboll”, tha Infantino.

“Për fillim , unë sugjeroj që të gjithë organizatorët e ndeshjeve të fuqizojnë rregullore me të cilat tifozëve që gjenden fajtorë për thirrje raciste t’u ndalohet përjetësisht hyrja në stadiume. FIFA mund të detyrojë këto ndalime në gjithë botën”, tha Infantino.

Uran Krasniqi, një gazetar sporti në Radio Televizionin e Kosovës, tha se autoritetet e Kosovës duhet të marrin shënime. “Unë mendoj se presidenti i FIFA-s, Gianni infantino, duhet të veprojë njëjtë me të gjitha vendet dhe federatat”, tha Krasniqi.

Ai poashtu theksoi se sa e rëndësishme është kjo ndeshje për Kosovën, e cila është pranuar në këto organizma në vitin 2016, përkundër kundërshtimeve nga Serbia, që refuzon ta njohë Kosovën si shtet.

“Të luash në shtëpi ndaj gjysmëfinalistit të kupës së botës 2018, Anglisë, kjo konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e Kosovës deri më tani si anëtare e FIFA-s”, tha Krasniqi

Ekrem Idrizi nga gazeta Express tha se situata në Kosovë është më tolerante se sa në vendet tjera ku thirrjet raciste prishin lojërat.

“Kosovarët kanë një mendësi tjetër, dhe kanë qenë gjithmonë mikpritës. Kosova është një shoqëri mutikulturore. Shumë lojtarë të huaj me ngjyrë kanë luajtur në Kosovë, por nuk janë raportuar incidente raciste ndonjëherë”, tha Idrizi.

“Por federata duhet të ketë punuar më shumë për t’u siguruar që ta presin Anglinë në mënyrën e duhur në fund të këtyre ndeshjeve kualifikuese”, shtoi ai.

“Nuk ka vend dhe mundësi që incidente raciste të ndodhin në ndeshjen e ardhshme”, tha Agim Ademi.

“Dardanët (fansat e futbollit të Kosovës) dhe  gjithë shqiptarët do t’i tregojnë mikpritje Anglisë në Prishtinë, do ketë vetëm fitore dhe festë”, shtoi ai.

Kosova po shpreson të bëjë histori në kualifikimet e para në kampionatin europian pasi u bë anëtare e UEFA-s tri vite më parë, dhe shpresat janë të mëdha në këtë vend.

“Është e mrekullueshme vetëm kur e mendojmë që ne mund të luajmë në ndeshje kundër gjigantëve në këtë debutim tonin,” tha Idrizi.

“Që prej kohës kur  Bernard Challandes mori në dorë ekipin tonë, ne kemi qenë të pathyeshëm, duke humbur vetëm një lojë me të madhen Anglinë në 18 ndeshjet e fundit. Ne  e kemi pushtuar botën shpejt”, deklaroi ai.