Kosova pranon donacion me maska dhe rroba mbrojtëse nga Hungaria

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Kosova ka pranuar një donacion me maska dhe rroba mbrojtëse për COVID-19 nga Hungaria.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka shprehur falënderimin e tij për shtetet që po e ndihmojnë Kosovë në tejkalimin e pandemisë.

“Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, z. Jozsef  Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues”, ka shkruar ministri Zemaj.

Kosova është duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve më COVID-19, për çka është vendosur edhe ora policore dhe janë marrë masa të tjera.

Në Kosovë nga COVID-19 deri më tani janë infektuar 31.215 qytetarë, nga ta janë shëruar 18.347 qytetarë, ndërsa kanë vdekur 860 qytetarë.