Ilustrim, Foto: Pixabay

Kosova pranon 67.5 milionë euro nga BE si mbështetje ndaj krizës energjetik

Kosova ka pranuar sot pranuar pjesën e parë të fondeve prej 67.5 milionë euro nga Bashkim Evropian, si mbështetje ndaj krizës energjetike në kuadër të marrëveshjes IPA 2023 e cila parasheh mbështetje totale prej 75 milionë euro.

Këto fonde do të përdoren për zbatimin e masave mbështetëse për energji, të cilat përfshijnë mbështetjen ndaj familjeve më në nevojë, nxitjen e kursimit për konsumatorët familjar, mbështetjen për energji efiçiente për banesa e shtëpi, mbështetjen për blerjen e pajisjeve shtëpiake efiçiente, si dhe nxitjen e kursimit nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Mbështetja nga Bashkimi Evropian kanalizohet përmes programit IPA 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, program i cili këtë vit është dedikuar në plotëni për financim në fushën e energjisë”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se, me disbursimin e tranzhit të parë nga BE, do të i hapet rrugë vazhdimësisë së mbështetjes ndaj qytetarëve.

“Tranzhi i dytë në vlerë prej 7.5 milionë euro do të disbursohet në vitin 2024”- ka njoftuar ministria e Financave.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 24 shkurt 2023, mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

75 milionë euro në fushën e energjisë, Kosova dhe BE-ja nënshkruajnë marrëveshjen financiare IPA 2023