Kosova pranon 10 mijë vaksinat nga Kroacia

Kosova ka pranuar 10 mijë vaksina antiCOVID nga Kroacia. Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv, Faik Hoti, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, kontingjenti i vaksinave ka arritur të mërkurën mbrëma në Kosovë.

Kujtojmë se marrëveshja për ardhjen e 10 mijë vaksinave është nënshkruar më 24 maj mes ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq.

Për ndarjen e këtyre vaksinave për Kosovën, kishte njoftuar ministri i Jashtëm kroat Gordan Gërliq Radman, në takimin që ka zhvilluar në Prishtinë me ministren për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla. RTV21