Kosova porosit edhe 13 mijë e 500 teste për COVID-19 nga Luksemburgu e Katari

Qeveria e Kosovës, ka kaluar procedurat e nevojshme dhe ka porositur 13 mijë e 500 teste për coronavirus nga Luksemburgu dhe Katari.

Kështu ka njoftuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ajo pas takimit që kishte me kryeministri Albin Kurti, me liderët e partive politike, ka treguar se ka marrë pjesë në takim në cilësinë e kryetares së Kuvendit ku edhe ka marrë informacionet në lidhje me testet.

“Ne kemi kërkuar sot informata nga ministri i shëndetësisë se si qëndron situata me teste. Ai na ka konfirmuar për vështirësitë që kanë hasur me qenë se të gjitha kërkesat nga të gjitha shtetet që kanë shkuar përnjëherë kanë qenë shumëfish më të mëdha se sa numri i teseve që kanë mundur të prodhohen. Tash përderisa ka shtete të cilat kanë kompani që prodhojnë teste, e Kosova lërë që nuk ka kapacitete të tilla, por është trashëguar një sistem shëndetësor gati i shkatërruar,e cila është një nga brengat themelore në këtë kohë pandemie. Ka një ndihmë të dakorduar nga Luksemburgu dhe Katari, Qeveria e Kosovës ka porositur 13 mijë e 500 teste të tjera të cilat kanë kaluar procedurat dhe besoj që shumë shpejtë do të vijnë”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani komentoi edhe testet e ardhura nga Serbia.

“Unë besoj që jo vetëm ne në Kosovë por e gjithë bota e ka të qartë se cilat krime janë kryer nga Serbia kështu që Serbia tani në kohë pandemie edhe mund të ketë dërguar ndihma, por kjo asesi nuk e shlyen të kaluarën e afërt që kemi përjetuar ne”, tha Osmani tutje.

Osmani madje ka shtuar edhe se për çka ishte takimi i Kurtit me liderët e partive politike.

“Sot jam ftuar në takimin e organizuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me bashkëpunimin që ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga CoVid-19.  Natyrisht se kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së kuvendit, aty asi kemi dëgjuar nga kryeministri dhe ministrat në detyrë në lidhje me masat e marra në bashkëpunim me komunat, po ashtu i kam informuar të pranishmit në lidhje me përpjekjet që i ka ndërmarrë kuvendi për këtë rast”, shtoi ajo.

Ajo madje tregoi edhe se Kosova po ndihmohet financiarisht nga Bashkimi Europian dhe ShBA.

“Për shkak se kjo pandemi ka përfshirë gjithë botën, kërkesat e Kosovës për ndihmë shpeshë herë nuk kanë mundur të plotësohen sepse shtetet po përballen me të njëjtën krizë, kurse sa i përket ndihmës financiare jemi shumë mirënjohës nga Bashkimi Europian, ShBA, por edhe shtetet tjera që financiarisht kanë ndihmuar Kosovën në këtë situatë në mënyrë që Kosova të përballoj krizën ekonomike”, tha ajo.