Basketbollisti Atik Koshi. Foto: FBK, Facebok.
Kosova pëson humbje në ndeshjen e parë në kuadër të FIBA 3x3 Europe Cup që po zhvillohet në Prishtinë
08.6.2024 - 15:15
Kosova ka pësuar humbje nga Azerbajxhani në ndeshjen e parë në kuadër të FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier në basketboll, që është duke u zhvilluar për herë të parë në Kosovë.
“Dardanët” pësuan me rezultat 14:10.
Në këtë ndeshje u dalluan Burim Zekiqi me gjashtë pikë, si dhe Ardit Pepaj dhe Atik Koshi me nga 3 pikë.
Kosova gjendet në Grupin B, ku në ndeshjet e radhës do të përballet me Shqipërinë, Armeninë dhe Qipron.
Gara e FIBA 3×3 Europe Cup është duke u zhvilluar për herë të parë në Kosovë, ndërsa do të përfundojë të dielën.