Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Kosova ngritët për 5 vende në ranglistën e FIFA-së

FIFA ka publikuar listën e re të kombëtarëve të futbollit, ku Kosova është renditur në pozitën e 115 apo pesë vende më lartë se në publikimin e fundit.

Me datën 15 qershor Kombëtarja e Kosovës ishte radhitur në vendin e 120 me gjithsej 1152 pikë ndërsa në publikim e fundit Kosova renditet në vendin e 115 me gjithsej 1159 pikë.

Po ashtu edhe Kombëtarja e Futbollit të Shqipërisë ka pësuar ndryshime në krahasim me renditjen e kaluar, ne muajin qershor Shqipëria kishte zënë vendin e 66 me gjithsej 1362 pikë ndërsa në renditjen e fundit zënë vendin e 69-të me gjithsej 1360 pikë.

Ndërsa në top treshen e parë vazhdojnë të qëndrojnë kombëtaret e Belgjikës me 1822 pikë, Brazil me 1798 pikë , dhe të Francës me 1762 pikë.